Strakosha nuk është ende gati, shkëlqen Berisha

0

Në pritje të Tomas Strakoshës, që vazhdon rehabilitimin me stërvitje në palestër, dy shqiptarë të tjerë shkëlqejnë te Lacio. Valon Berisha dhe Riza Durmishi ishin protagonistë në miqësoren e bardhkaltërve.

Lacio i shënoi 14 gola formacionit më të mirë të Kadores, me Berishën që realizoi një prej rrjetave, ndërsa dha edhe një asist për Imobilen. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës tregoi klasin dhe teknikën që të gjithë presin, duke dhënë sinjale integrimi me ekipin, edhe pse ende nuk komunikon dot në gjuhën italiane.

Një asist edhe për Durmishin, u cili u aktivizua në pjesën e dytë. Paraqitja e mbrojtësit u vlerësua me nota pozitive. Shqiptarët e Lacios shkëlqejnë, në pritje që Strakosha të kthehet në fushë gjatë javës së ardhshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.