Strakosha në finalen e Kupës së Italisë

0

Më 26 maj të vitit 2013 Thomas Strakosha ishte në stol, ndërsa Lorik Cana ngrinte trofeun e Kupës së Italisë, duke mposhtur Romën në finalen e luajtur në “Olimpico”.

Sot nuk është më Loriku, por Strakosha është rritur dhe është titullar, duke u kthyer në një fatsjellës për Lacion, sepse me të në fushë klubi roman ka shifra impresionuese.

Sot Lacio u mund 3-2 në derbi nga Roma, por kualifikimi për në finale u sigurua bindshëm, me një paraqitje fantastike.

Në vajtje Lacio fitonte 2-0, ndaj Roma duhej të nbënte të njëjtën gjë, por në minutën e 37-të “xhevahiri” lacial Milinkoviç-Saviç (një ndër zbulimet e mëdha të Igli Tares) bënte të heshtte stadiumi, ose më saktë shumica verdhekuqe.

Ishte goli që futi ndeshjen në shinat që donte Roma, edhe pse El Sharaui baraozi në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 56-të Imobile shënoi sërish prë Lacion dhe aty mori fund gjithçka, sepse Romës i duhej fitore 5-2, mision i pamundur.

Salah në minutën e 66-të barazoi dhe deri në fund Roma luajit vetëm për krenari, duke shënuar në fund sërish me Salah, një gol sa për statistikë.

Një ndeshje e mirë për Strakoshën, i vlerësuar me notën 6, por nota do të ishte shumë më e lartë, nëse nuk do të kishte pësuar golin e tretë, ku gaboi, me një grushtim jo të saktë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here