Strakosha ndër yjet e javës, Gjimshiti e Memushaj në “humnerë”

0

Shqiptarë që buzëqeshin në Serinë A dhe të tjerë që “nxijnë”. Mbrëmja e djeshme ka qenë perfekte sidomos për Thomas Strakoshën, i cili ishte sërish perfekt në ato pak ndërhyrje që Bolonja, ndërkohë që e mposhti vetëm shoku i vet i skuadrës Luliç, i cili shënoi një autogol në minutën e 50-të, ndërkohë që e kishte vënë në vështirësi Strakoshën edhe në pjesën e parë. “Ëhoscored.com” e ka përfshirë Strakoshën në formacionin e javës, provë tjetër se është sezoni i Thomasit, fenomenal dhe një garanci, aq sa askujt nuk i shkon më ndërmend për merkato në portë.

Edhe Hysaj pati një mbrëmje pozitive në Xhenova, ku Napoli arriti të fitonte dhe të qëndronte në krye. Ndonjë gabim e bëri, në pjesën e parë, por gjithashtu sulmoi shumë dhe në fund të ndeshjes për pak shënoi.

Etrit Berisha e bëri pushim mbrëmë, ashtu si Arlind Ajeti, ndërsa “horror” panë me sy sërish Berat Gjimshiti e Ledian Memushaj. Benevento u mund sërish, në mënyrë tragjike këtë radhe, sepse barazoi në shtesë dhe po në shtesë pësoi sërish gol, duke mbetur zero pikë në renditje. Si qendërmbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, morën nota mjaft të ulta në mediat italiane, por nuk mund të bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër e skuadrës, në një sezon mediokër.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image