Strakosha motivon ekipin: Ecim përpara, s’ka justifikime…

Lazio e Thomas Strakoshës dhe Igli Tares nuk e filloi siç duhet kampionatin. Ekipi i Inzagit e filloi gjithçka mirë duke gjetur avantazhin të parët, por Napoli ia doli të përmbyste rezultatin falë golave të Milik dhe Insinjes. Mbas ndeshjes portieri Thomas Strakosha ka folur për medien italiane, ku ka i ka bërë thirrje shokëve të ekipit për të lënë pas këtë humbje të parë.

“Në 30-minutëshin e parë u dukëm vetëm ne në lojë, më pas lodhja bëri të vetën. Bëmë maksimumin, por nuk ia dolëm. Duhet të shmangim alibitë, mos ta bëjmë dramë këtë humbje. Jemi një skuadër e fortë, po ashtu edhe kundërshtarët”

“Mund të fitojmë dhe të humbim ndaj çdo skuadre. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje dje të japim gjithçka në fushën e lojës. Açerbi në mbrojtje? Ai është një lojtar shumë i mirë. Na ndihmoi si në fazën mbrojtëse, por edhe në lojën me top. Tani të shohim përpara, kemi shumë për të përmirësuar në çdo aspekt”, përfundoi Strakosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *