Strakosha, mesazh Lacios dhe… Igli Tares!

0

Gardiani kuqezi, i bindur: “Do të përpiqem të kaloj tim atë. Jam i lumtur që rinovova”

Fatin, ndonjëherë, duhet edhe ta kërkosh dhe ajo që bëri Thomas Strakosha ishe kjo gjë… Nga një sezon i huazuar te Salernitana, kur u kthye në bazë, pra te Lacio, u fokusua në punë dhe stërvitje, deri sa bindi Simone Inzagin që t’I besonte dorashkave të tij në portë, duke lënë në stol, edhe për shkak problemesh fizike, ish-portierin e kombëtares së Italisë, Federiko Marketi. Por, nëse sezoni i shkuar ishte me luhatje mes stolit dhe fushës, ky që do të nisë tani do ta shohë protagonist, pasi 22 vjeçari shqiptar do të mbrojë portën e Lacios, teksa i dytë do të jetë Vargiç, për momentin, ndërsa i tretë pritet Guerrieri, ndërsa Adamonis mund të huazohet. Marketi është ende aty, por e sigurt është që do të largohet deri në 31 gusht.

Nga grumbullimi i Auronco di Kadores, Strakosha ka folur për “Il Messaggero”: “Ka ndryshuar gjithçka për mua në një vit. Falënderoj shokët e ekipit, familjen time dhe klubin. Gjërat ndryshojnë në jetë. Portier i parë? Jam gati dhe do ta tregoj në fushë, jam i lumntur dhe i kënaqur. Duhet të përmirësohem në çdo gjë, e rëndësishme është të ruash përqëndrimin në fushë dhe punë. Uroj dhe që skuadra të bëjë më mirë se sezonin e shkuar dhe kam besim. Nëse rritemi si ekip, rritem si individ.

Veteran? Nëse do të jem gati, do të shihet në fushë. A duhet një portier tjetër me përvojë që të na mësojë? Jo, jemi mirë kështu, s’na duhet njeri. Kam rinovuar dhe këtu ndihem mirë. Im atë Foto? Motiv krenarie, nuk më peshon. Ai ka qenë ai që ka qenë. Një baba kërkues dhe do të jetë gjithmonë, por më shkon mirë. Do të përpiqem që ta kaloj”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image