Strakosha kthehet në Itali, e pret sërish formacioni titullar

0

Pas ndeshjeve me kombëtaren, ku luajti titullar, si ndaj Italisë, ashtu edhe ndaj Bosnje-Hercegovinës, Thomas Strakosha është kthyer në Itali, duke rinisur stërvitjen me Lacion.

Portieri i ri tashmë është kthyer një garanci edhe te Lacio, aq sa nuk përbën më lajm fakti se do të jetë titullar nesër, në transfertën e Sasuolos.

Portieri veteran Federiko Marketi do të mungojë sërish për një dëmtim jo fort të qartë, ndaj porta i përket Strakoshës dhe trajneri Simone Inzagi tani nuk shqetësohet shumë, sepse talenti shqiptar ka treguar se di ta bëjë mirë punën që i takon, pavarësisht nga mosha e re.

Për Lacion dhe Strakoshën ndeshja në Sasuolo ka shumë rëndësi, për faktin se një fitore do të mbante gjallë shpresat për vendin e tretë, por gjithashtu do të mbante lart moralin, në prag të derbit të kupës, të martën kundër Romës.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image