Strakosha konfirmohet titullar, Marketi mungon disa javë

0

Të hënën e shkuar, para ndeshjes kundër Milanit, Federiko Marketi pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë, duke u detyruar t’i linte vendin Thomas Strakoshës.

Portieri i talentuar i kombëtares sonë edhe një herë e bëri shumë mirë detyrën, pasi në rastin e golit të Susos nuk kishte ç’të bënte, duke parë gjuajtjen perfekte të spanjollit të Milanit.

Kontrollet e fundit mjekësore kanë larguar frikën e një dëmtimi të meniskut për Marketin, por veterani i portës laciale do të mungojë të paktën 2 javë, çka i hap rrugën Strakoshës të fitojë minuta dhe eksperiencë.

Përtej moshës së tij shumë të re, te Lacio janë të qetë, sepse në 8 ndeshjet që ka luajtur në 8 ndeshje kampionati, duke u paraqitur shumë mirë, aq sa edhe statistikat janë të shkëlqyera: 5 fitore, 1 barazim e 2 humbje, me një mesatare 2 pikë për ndeshje dhe vetëm 6 gola të pësuar.

Nota mesatare e Strakoshës ka qenë rreth 6.1, aspak keq për të, ndaj te Lacio po e mendojnë seriozisht ta gradojnë si portierin titullar për të ardhmen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image