Strakosha konfirmohet, Alban Hoxha në pjesën e dytë

0

Thomas Strakosha bindi ndaj Italisë dhe De Biazi nuk ka ndërmend të ndryshojë. Portieri i talentuar i Lacios, ndonëse në moshë mjaft të re, ka bindur në Serinë A dhe ishte mjaft i sigurt edhe në Palermo. Për këtë arsye, De Biazi i ka dhënë besim edhe për ndeshjen e sotme kundër Bosnje-Hercegovinës, të paktën për 45 minutat e para.

Ndërkaq, Alban Hoxha sërish s’do të jetë titullar në sfidën e kombëtares. Pasi u ul në stol përballë Italisë në “Renzo Barbera”, portieri i Partizanit do ta ndjekë sërish sfidën nga stoli, por do të ketë shans në pjesë e dytë, ndoshta që pas pushimit, ose rreth 30 minuta. Në të vërtetë, De Biazi ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga sulmet e Sulejman Starovës (“Hoxha duhej të ishte titullar, kombëtare qokash”), por nuk do të hakmerret te portieri i Partizanit.

Titullari Etrit Berisha, sakaq, do të jetë vetëm spektator dhe udhëtimi i tij me kombëtaren ka shërbyer vetëm për grupin dhe asgjë më shumë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image