Strakosha “kapet” me tifozët e Romës, më pas kërkon falje!

Thomas Strakosha mund të ishte sot portieri i Romës në vend të Alisonit, që nuk do të ishte marrë fare në Brazil nga verdhekuqtë, por ishte Igli Tare ai që ndikoi të ndryshonte drejtim dhe të vishej bardhekaltër. Këtë e shpjegoi vetë gardiani kuqezi në intervistën për RTSH Sport, teksa menjëherë faqe të ndryshme romane kanë publikuar fjalinë thumbuese të tij “Mund të shkoja tek Roma, por falë Zotit zgjodha Lacion. Tare më ka ndihmuar në pikëpamjen psikologjike”… Më pas, i janë përgjigjur duke thënë se “edhe ne falënderojmë Zotin që ti zgjodhe Lacion”.

Megjithatë, portieri nuk ka qëndruar pa i kthyer përgjigje dhe ka shkruar vetëm “26 maj” shoqëruar me ikonën e Kupës së fituar. Datë në të cilën Lacio dhe Roma luajtën finalen e Kupës së Italisë, dhe ku fitues doli ekipi i Strakoshës, me rezultatin 1-0 në vitin 2013.

Por, një ditë më pas, vetë portieri ka kuptuar gabimin, duke postuar në story, pra Instagram, një mesazh të shkurtër, por domethënës. “Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe mos të bëj gabime si ky”.

Sponsor te Napoli? – Ndërkohë, gazetari i Napolit, Rafaele Aurema, shumë pranë klubit të Ançelotit, pikërisht ish-trajnerit të Realit, Milanit dhe Bajernit, i ka këshilluar të marrë në “San Paolo” portierin e Lacios… “Napoli duhet të marrë Strakoshi. Jam i bindur se ai do ti zgjidhi të gjitha problemet e kësaj skuadre”, shprehet gazetari. Kujtojmë që Strakoshën e ka vendosur në shënjestër edhe skuadra e Liverpulit, në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *