Strakosha i paprekshëm, gardiani kuqezi është i pari në Serie A

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha është padiskutim një nga lojtarët më të rëndësishëm te Lacio, aty ku luan prej disa sezonesh tashmë dhe është një titullar i padiskutieshëm.

23-vjeçari ka bërë një gjysmë të parë të sezonit fantastik dhe është portieri me më me shumë minuta në Serie A. Edhe pse në ndeshjet e “Europa League” nuk i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet, në Serie A Inzagi i ka besuar në çdo takim.

Deri më tani, Strakosha ka luajtur 1710 minuta dhe është në vendin e parë në renditjen e portierëve më me shumë minuta. Po kaq minuta ka dhe Donaruma i Milanit dhe më pas vjen pjesa tjetër.

Kragjo (Kaljari), Audero (Sampdoria), Skorupski (Bolonja), Handanoviç (Inter), Kounsils (Sasuolo), Sepe (Parma) dhe Sportielo (Frosinone) plotësojnë 10 portierët më me shumë minuta në Serie A deri më tani këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *