Strakosha i jashtëzakonshëm, “karma” godet me Kaisedon!

Shpesh themi që futbolli është ciklik, ose ndryshe, është një “boomerang”, që ashtu si shkon, edhe kthehet… Por, “karma” është ajo që e bën edhe më të bukur dhe mbrëmja në Xhenova për Kaisedon ka qenë magjike dhe e paharrueshme, sepse ashtu si shkaktoi penalltinë që i hoqi 3 pikët Lacios ndaj Fiorentinës, javën e shkuar, dje realizoi në fund golin e fitores në “Marassi”, ndaj Sampdorias, në një ndeshje me emocione dhe ritëm.

Skuadra e Inzagit kaloi në disavantazh me Duvan Zapatën, por një super Milinkoviç-Saviç dhe Kaisedo përmbysën gjithçka. Kjo, edhe falë mjeshtërisë së portierit Strakosha, që u vlerësua më i miri ndër lacialët. Edhe pse fizikisht ende jo 100%, ai ka qenë siguri, duke bllokuar goditjet e Zapatës, Ramirezit dhe Torreirës, të gjitha në pjesën e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *