Strakosha “hajmali”, Lacio “përpin” derbin

0

Lacio ka hedhur një hap gjigant drejt finales së Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur me meritë 2-0 Romën sot në mbrëmje, në vajtjen e gjysmëfinaleve.

Milinkoviç-Saviç në minutën e 29-të dhe Imobile në të 78-tën ishin heronjtë lacialë, por më të mirët në fushë ishin Felipe Anderson e Keita, dy futbgollistët që dhanë asistent për gol dhe çoroditën mbrojtjen e Romës për 90 minuta.

Ndër më të mirët edhe Thomas Strakosha, i cili ishte në lartësinë e duhur gjatë gjithë takimit, edhe pse Roma rrallë e vuri në provë, sepse mbrojtja laciale ishte në formë perfekte.

Për t’u veçuar është fakti se Strakosha është një fatsjellës për Lacios, sepse pas 4 ndeshjeve derbi të fituara me të rinjtë, tashmë regjistron edhe një tjetër derbi të fituar, duke mos njohur asnjë barazim apo humbje.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here