Strakosha fiton derbin dhe zemrat e tifozëve

0

Marketi kush? Kështu shkruan Eurosporti italian, në vlerësimin për Thomas Strakoshën, pas fitores së madhe të Lacios 3-1 në derbin e madh kundër Romës.

“Strakosha është një ndër më të mirët e Lacios në derbi, mjafton të shohësh dy pritjet në fillim të ndeshjes: nëse Roma do të shënonte, do të kishim parë me siguri një ndeshje krejt tjetër. Edhe ndaj Xhekos kreu një pritje të mrekullueshme në pjesën e dytë dhe ia preu fare shpresat Romës me një tjetër pritje pritje pak minuta para fundit”.

Nota 7 ishte mesatarja në gjithë sitet sportive italiane për portierin e Shqipërisë, i vlerësuar si pak lojtarë në fushë.

Është momenti i artë i portierit tonë, që në derbi duket si i bekuar, sepse ndaj Romës ka një bilanc fenomenal, si me të rinjtë, ashtu edhe me ekipin e parë, aq sa tashmë është kthyer në hajmali. Tashmë edhe tifozët janë dashuruar me portierin tonë, aq sa të gjithë po e shohin si titullarin e së ardhmes, duke mos kërkuar më ndonjë përforcim në portë për sezonin e ardhshëm, edhe nëse ikën Marketi.

Shifrat janë impresionuese, sepse me Strakoshën në fushë Lacio fluturon, duke marrë shumë më tepër pikë sesa me veteranin Marketi: të jetë thjesht rastësi?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here