Strakosha: E kalojmë Steauan. Shohim përpara, edhe pa De Vrij

Lacio do të presë nesër Steauan në Europa League dhe i duhet të fitojë dhe të përmbysë humbjen 1-0 pësuar në Bukuresht javën e shkuar.

“E kërkuam me çdo kusht kualifikimin në Europa League sezonin e shkuar dhe nuk kemi ndërmend ta lëshojmë, do të japim gjithçka. Duhet të luajmë një ndeshje agresive, por njëkohësisht të mos pësojmë gol. E dimë që do të jenë më shumë se 10 mijë, shpresojmë që edhe tifozët tanë të jenë të shumtë”, u shpreh në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Lacios Simone Inzagi.

Në krah të tij ishte portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha: “Jam i qetë, si gjithë skuadra. Duhet të qëndrojmë të përqendruar, të japim 100% dhe jam i sigurt që do ta kalojmë turin, sepse kemi një skuadër të fortë. Nervozë në ndeshjet e fundit? Është normale, vinim nga disa rezultate negative. Nesër duhet të luajmë me inat, sepse duam të kualifikohemi dhe besoj se do t’ia dalim”.

Mbrojtësi Stefan de Vrij nuk ka rinovuar, do të largohet në verë: “Na vjen keq të gjithëve, por futbolli i tillë është. Do të duhet të bëjmë pa të prej sezonit të ardhshëm, por Lacio do të ecë përpara, sepse ka shumë lojtarë cilësorë”, përfundoi Strakosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *