Strakosha bën mea culpa: Gabova unë!

Lacio del nga Euroopa League në një mënyrë vërtet “brutale”, teksa portieri Thomas Strakosha, pas ndeshjes, pranoi edhe njërin faj te goli i Hajdaras: “Djemtë dhanë gjithçka, gabuam duke mos dyfishuar dhe më pas pësuam katër dhe ishte ‘black out’.

Meritonim ne, në total, por tani të përgatisim derbin dhe të jemi gati për atë sfidë”, tha portieri kuqezi për “Lacio Style Channel”. Më pas, vijoi: “Ndoshta na zuri frika te 1-1, u ndaluam, teksa te goli i dytë i tyre gabova unë. Roma? Vjen e motivuar për kualifikimin në Champions, por ne do të jemi edhe më shumë, pasi u eliminuam pa e merituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *