Stoli i Romës ende pa pronar, kompanitë e basteve kuotojnë Panuçin e Totin

0

Roma është vënë në kërkim të një trajner të ri. Mediet italiane kanë përmendur emra të shumtë, por është e qartë që drejtuesit e verdhekuqve ende nuk kanë gjetur njeriu e duhur për këtë detyrë.

Ndërkohë, kompanitë e basteve në Itali i janë futur punës duke ofruar kuota për trajnerin e ardhshëm të Romës. Ndër opsionet e ofruara është dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi.

Koeficenti që Panucci të emërohet trajneri i Romës është 67. Vetëm Serse Kosmi dhe Françesko Toti kanë një kuotë më të lartë, përkatësisht  126 (Kosmi) dhe 101 (Toti). Riemërimi i Ranierit ose kuotohet 56, të njëjtin koeficient  ka dhe Zhoze Murinjo.

Favoritët janë Luçiano Spaleti (15), Xhixhi Di Baxhio (12), De Zerbi (1.85). Opsioni më i mundshëm në listë i takon Paolo Fonsekës, trajneri portugez i Shaktar Doneckt ka një koeficient prej 1.4.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.