Stoli i përfaqësueseve, mënyra që Guardiola të ndjekë pasionin

Pep Guardiola di të dhurojë spektakël edhe përpara mediave, ashtu si skuadrat e tij bëjnë në fushën e lojës. Deklarata e fundit e trajnerit, i la të gjithë me gojën hapur. Gjatë një takimi në Universitetin e Liverpulit, drejtuesi i stolit të Mançester Sitit u shpreh i hapur, që në të ardhmen të drejtojë një skuadër përfaqësuese.

“Në këtë mënyrë do të kisha kohë për të luajtur golf”, tha Guardiola. Fjalët shkaktuan ilaritet në sallë, por Pep dukej se e kishte seriozisht: “E dashuroj punën time, sepse më mundëson të udhëtoj kudo dhe kjo është e mahnitshme”.

“Më përpara nuk e kuptoja aspak gjermanishten, por tani di ta flas. Familja ime nuk dinte anglisht, por tani e flasin shkëlqyeshëm. Karriera e futbollistëve është shumë e shkurtër, i këshilloj kujtdo që mundet, të udhëtojë sa më shumë”.

“Kjo është arsyeja përse e dua punën time, sepse edhe duke drejtuar një ekip përfaqësues, do të zbuloja gjithmonë diçka të re. Dëshiroj të përmirësohem në golf, por tani që kemi ndeshje në çdo tre ditë nuk kam kohë. Por, po të isha trajner i një ekipi përfaqësues…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *