Stoli i kuq, Milinkoviç mbetet spektator në distancë

0

Biseda mes drejtuesve të Partizanit dhe kompanisë menaxheriale të teknikut

Një ndër emrat që ka dalë së fundmi në skenë për të marrë drejtimin e ekipit të Partizanit është ai i serbit Mlladen Milinkoviç. Ky i fundit nuk ka marrë asnjë ekip që nga largimi i tij nga Kukësi në dhjetorin e vitit të kaluar. Milinkoviç është një emër që pëlqehet nga drejtuesit e kuq dhe ka disa përparësi në lidhje me emrat e tjerë. Ai e njeh kampionatin shqiptar, realitetin, ekipet dhe nuk e ka të vështirë të përshtatet. Me dy aventurat e tij të mëparshme me Luftëtarin dhe Kukësin, tekniku ka fituar eksperiencën e duhur për të drejtuar dhe synuar për tituj në Shqipëri.

Një tjetër arsye se pse pëlqehet serbi është dhe për shkak të rezultateve të tij të mira me Luftëtarin. Milinkoviç mbahet si njeriu që implementoi lojën teknike të gjirokastritëve dhe drejtuesit e kuq e synojnë diçka të tillë në ekipin e tyre. Presidenti Demi është besnik i lojës së bukur të kombinuar me rezultate. Ai e ka shprehur disa herë që dëshira e tij është që ekipi të prodhojë futboll, të luajë pastër dhe të sulmojë, sigurisht dhe të fitojë!

Numri një i klubit e pëlqen shumë teknikun serb dhe drejtuesit e tjerë kanë dhënë përgjigje pozitive për ta afruar trajnerin në ekip.

MILINKOVIÇ – Nga ana tjetër, burime pranë klubit bëjnë me dije se palët kanë biseda mes tyre. Ata kanë diskutuar në lidhje me kërkesat dhe pritshmëritë. Të njëjtat burime theksojnë se diskutimet janë në rrugë të mbarë, pasi tekniku serb ka dëshirë t’u bashkohet “demave”, pasi synon që të ndërtojë një ekip të mirë që të fitojë dhe titullin kampion. Teknikut serb i është thënë se duhet të presë përgjigjen brenda javës.

DETAJET – Në fakt, tekniku serb nuk ka pasur asnjë takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Partizanit. I gjithë diskutime është bërë në lidhje me kompaninë menaxheriale që bën pjesë tekniku i tij. Në rast se Milinkoviç afrohet te Partizani, ai ka kërkuar që të vijë me stafin e tij. Kjo do të thotë se në ekipin e kuq do të ketë dhe një tjetër pikënisje. Milinkoviç me shumë mundësi do të marrë të njëjtin staf që punoi te skuadra e Kukësit.

OFERTA – Në këto moment që flasim, mes Partizani dhe kompanisë menaxheriale që përfaqëson Mlladen Milinkoviçin ka pasur vetëm interesim. Asnjë ofertë zyrtare nuk ka nga ana e Partizanit në lidhje me ish-teknikun e Kukësit dhe Luftëtarit. Të shohim si do të jetë vendimi i Partizanit në lidhje me kandidaturën e Milinkoviçit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.