Stivi Frashëri i kthen përgjigje Korabit

0

“Gardiani” Stivi Frashëri është kërkuar nga skuadra dibrane, krahas edhe asaj të Luftëtarit, por duket se portieri ka refuzuar që të luajë për dibranët sezonin e ardhshëm. Nga sa bëhet e ditur, Stivi Frashëri, ka pasur negociata edhe nga 2-3 skuadra të tjera të Superligës, por dëshira e tij është që të luajë jashtë vendit.
SITUATA – Tifozët dibranë janë interesuar që të mësojnë sa më shpejt çfarë ndodh me skuadrën e tyre të futbollit. Pasi shtrojnë pyetje të ndryshme rreth lojtarëve të rinj, trajnerëve, fondeve, etj, nuk mungojnë as këshillat e tyre. Shumica e mbështetësve të Korabit shprehen se për ta mbajtur ekipin në Superiore duhen shumë lekë. Sipas tyre Bashkia Dibër nuk i ka mundësitë financiare ta mbështesë e vetme skuadrën e futbollit. Ultrasit e Korabit janë të mendimit se ashtu si dy vitet e kaluara u duhet bërë ftesë sponsorëve dibranë, në Shqipëri dhe jashtë saj, kohë kur ata treguan bujarinë e tyre duke dërguar fonde në drejtim të klubit të Korabit. Tani kur skuadra verilindore është ngjitur në Superiore me siguri duhet buxhet më i madh. Askush nuk e ka të qartë a do të jenë përsëri biznesmenët dhe emigrantët dibranë në krah të skuadrës së tyre. Teksa pyesin se cilët do të jenë lojtarët e sezonit të ri, tifozët e Korabit “qahen” për largimin e Sindrit Gurit. “Lojtari më i mirë u largua nga skuadra e Korabit. Ai do të ishte një mbështetje shumë e madhe për ekipin. Rreziku i largimit të lojtarëve të tjerë është evident. Buxheti ka shumë rëndësi për të paguar lojtarë cilësorë e për të garantuar mbajtjen e skuadrës në Superiore”, thonë tifozët e Korabit të Peshkopisë. Dibranët kanë dhe një pyetje tjetër: A do të ndërtohet stadiumi i premtuar dhe kur ? Kjo është një pyetje që aktualisht nuk merr përgjigje. Skuadra është ndëshkuar për të luajtur shumë ndeshje larg qytetit të Peshkopisë. Madje për ndërtimin e impiantit të premtuar nga Presidenti i FSHF-së Duka askush nuk flet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image