Stërvitje e veçantë e Partizanit, drejtori Rama flet për merkaton

0

Stërvitja e sotme e Partizani, nisi ndryshe nga seancat e tjera, pasi në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, “Demat” i dhanë mundësive shumë fëmijëve të vegjël që të ishin pranë futbollistëve që u shpallën këtë sezon kampionë të Shqipërisë.

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka folur para ndeshjes kundër Kukësit, ku u shpreh se në stadium do të jetë një festë e madhe. Për sfidën kundër verilindorëve, merkaton dhe zërat për Migjen Bashën, Rama u shpreh:

Ne kemi një ndeshje të dielën, do të jetë një festë të them të drejtën. Shpresoj dhe pretendoj që stadiumi do të jetë plot, për festën e titullit. Do të shikojmë në merkato për t’ui përforcuar aty ku skuadra ka nevojë. Unë si gjithmonë fokusin e kam te lojtarët e rinj. Por pjesëmarrja në Champions League kërkon dhe ndërthurjen e lojtarëve me eksperiencë. Bashën e pëlqej si lojtar, por fotoja është në tjetër kontekst”, përfundoi drejtori i Partizanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.