Stërvitja e parë/ Shehi pritet si “gladiator”, Skënderbeu sytë nga senatorët

Pritje “gladiatori” për Orges Shehin në nisjen e aventurës te stoli i Skënderbeut. Buqeta me lule nga tifozët për njeriun që pasi luftoi dhe fitoi gjithçka në fushë, tani duhet të udhëheqë bardhekuqtë në sfidat e radhës. Misioni nuk është i lehtë.

Mes dënimit të UEFA-s, ekipit që mbeti jashtë kupave të Europës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga CAS në Lozanë dhe pasigurive për disa nga senatorët, nevojitet pikërisht një “gladiator”. Ai është Orges Shehi.

Trajneri i ri zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin. Në apel munguan Marko Radas që ka premtuar se do të mbetet pjesë e korçarëve, por edhe Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Gjergji Muzaka dhe Gledi Mici. Për tre të parët ka ende shpresë, edhe sepse presidenti Takaj konfirmoi që bisedimet për ti mbajtur në skuadër vazhdojnë. Gjithçka do të kristalizohet në orët në vazhdim.

Mes emrave të rëndësishëm të pranishëm ishin Nimaga, Gavazaj, Vila, Aliti dhe Dita (Jashanica nuk ka dalë në stërvitje për shkak se mbetet i pezulluar për doping), ndërsa kontingjenti do të plotësohet në ditët e ardhshme, edhe me ndërhyrjet që priten në merkato. Ndërkohë me ekipin janë bashkuar Ardit Hoxhaj, Bruno Lulaj, Osmanllari dhe Ivani të kthyer nga huazimet.

Befasi ishte prezenca në numër te madh e tifozëve, që prisnin me ankth zhvillimet rreth skuadrës. Qindra mbështetësit e pranishëm duartrokitën ekipin, trajnerin Shehi dhe në veçanti presidentin Ardjan Takaj. Ky është entuziazmi për të cilin Korça dhe ekipi kanë nevojë!

LISTA E SOTME

1.Aldo Teqja
2.Enis Gavazaj
3.Bakari Nimaga
4.Ardit Hoxhaj
5.Kaba Sambou
6.Leonit Abazi
7.Nazmi Gripshi
8.Bruno Lulaj
9.Blerim Krasniqi
10.Xhefri Bushi
11.Marjo Dajsinani
12.Anteo Osmanllari
13.Paolo Ivani
14.Jorgo Pëllumbi
15.Uerdi Mara
16. Benejam Demte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *