Stërvitja e parë e Flamurtarit, 18 lojtarë para Dajës

0

Flamurtari ka prezantuar sot trajnerin Ilir Daja dhe zëvendësin e tij Ardian Mema, të cilët menjëherë pas konferencës për shtyp kanë dalë në terrenin e stadiumit, për stërvitjen e parë për sezonin e ri.

Para Dajës ishin rreshtuar 18 lojtarë, thuajse të gjithë nga sezoni i shkuar, me shumë të rinj të pranishëm.

Useini, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Bushiç e Veliu ishin të pranishëm, nga emrat më të njohur të sezonit të shkuar, ndërsa ishte dita e parë si kuqezi edhe për Idriz Bathën.

Gjithashtu, me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Abdulaje Ibrahima Tungara, i cili në pjesën e dytë të sezonit të shkuar luajti në huazim te Liria e Prizrenit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.