Steaua në lot, fiton dhe sheh festën e Rapidit

Xhixhi Bekali me siguri e ka lënë tribunën i pari pas eliminimit të Steauas së Bukureshtit (FCSB)  në fazën play-off të Europa League. Rumunët triumfuan në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1, por qe e pamjaftueshme për të kaluar në grupe.

Takimin e parë në Austri me Rapidin e Vjenës e kishin humbur me rezultatin 3-1 dhe sot u mendua se po përmbysej gjithçka. Në fakt pjesa e parë shkoi shumë mirë për rumunët. Gnohere në të 12′ dhe Roman në minutat shtesë të së parës shënuan golat që e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2-0 në favor të Steauas.

Gjithsesi Rapidi në pjesën e dytë arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Sonlejtner ishte ai që prishi planet e skuadrës së Kamer Qakës me golin e shënuar në minutën e 63-të. Rumunëve u duheshin dy gola për të kaluar tutje, ose një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Rezultati deri në fund nuk ndryshoi dhe Rapidi tashmë ka siguruar grupet. Steaua largohet me zhgënjim. Sa i takon Qakës, ai ishte lënë pushim për këtë ndeshje. Aventura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *