Stavri Nica merr sërish drejtimin e Laçit

0

Lajmi i fundit nga Laçi: Stavri Nica kthehet në shtëpi. Nuk i ndahet shpirti nga Laçi trajnerit të njohur, i cili është kthyer tashmë në një laçian dhe e merr drejtimin e skuadrës kurbinase sa herë kjo skuadër ka nevojë, gjë që e ka bërë edhe në këtë moment delikat.

Për herë të fundit Nica e drejtoi Laçin në periudhën janar-mars 2016, duke e lënë skuadrën bardhezi në pozita të qeta në renditje, ndërsa më pas deri në fund të sezonin e drejtori Ramazan Ndreu, i cili humbi në mënyrë të pafat finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit, me 11-metërsha.

Në pjesën e parë të sezonit Nica drejtoi Besëlidhjen, prej ku u largua në nëntor, duke shfryrë se ajo skuadër nuk ishte e aftë të ngjitej në Superiore dhe kishte lojtarë mediokër në përbërje, të marrë nga Kategoria e Dytë.

Në Laç kushtet e punës kanë qenë gjithnjë ideale dhe Nica tani gjen një skuadër shumë më të mirë se ajo e pjesës së parë të sezonit, ndaj shpresohet te mbijetesa, pavarësisht se kalendari dhe koha janë kundër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.