Statistikat “poshtërojnë” Realin, Betisi e kthen 8 vite pas

Reali i Madridit mori një triumf mjaft të rëndësishëm në fushën e vështirë të Betisit një natë më parë. Madrilenët u treguan cinikë, teksa bënë një lojë jo bindëse, por shifrat në fund të takimit ishin 1-2 në favor të tyre.

Betis dominoi thuajse gjithë takimin, ku dhe statistikat i japin të drejtë andaluzianëve, të cilët e mbajtën topin në zotërim në 74% të kohës.  Një statistikë, që e kthen Realin plot 8 vite pas, kur Barcelona e mbante topin 77%, ndërsa “Los Blancos” vetëm 23%.

Që prej vitit 2011, galaktikëve nuk i kishte ndodhur kurrë që të mbanin topin më pak se 27%, teksa kjo gjë i ndodhi një natë më parë. Gjithashtu, statistikat e pasimeve ishin në një diferencë të madhe, ku Betisi kishte kompletuar plot 459 pasime më shumë se ekipi i Solarit. Gjithsesi, Reali në fund iu gëzua tre pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *