STATISTIKAT | Perin “i papunë”, por në Europë askush si ai

Masimiliano Alegri ka shumë arsye për të buzëqeshur. Juventusi i tij kryeson në Serie A dhe ka kaluar në Champions, si e para në grup. Lojtarët bardhezinjë kanë qenë thuajse perfekt deri tani, pavarësisht disa gabimeve të vogla. Të paktën, statistikat e tregojnë këtë.

Në merkaton e kaluar, klubi nga Torino arriti të fitojë shërbimet e portierit Italian, Matia Perin. Ky i fundit ka luajtur vetëm 3 ndeshje dhe statistikat e bëjnë atë të “pathyeshëm”. Në 270 minutat që ai ka qenë ai mes shtyllave, porta e Juves është mbajtur e paprekur.

Më saktësisht, italiani ka luajtur ndaj Spalit (Juventus-Spal 2:0), ndaj Bolonjës (Juventus-Bolonja 2:0) dhe të shtunën e kaluar në derbin ndaj Torinos (Torino-Juventus 0:1). Në Champions, Perin nuk ka luajtur akoma asnjë minutë. Falë mbrojtjes së Juves, lojtarët kundërshtarë  kanë dalë 6 herë përballë “gardianit” juventin, por pa e mposhtur atë.

T’i marrësh vendin e titullarit Sheznit nuk është aspak e thjeshtë, por sa i përket këtyre statistikave në Europë, askush nuk është si Perin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *