Statistikat/ Kupa, sytë te trofeu dhe …Europa

0

Nga Fatmir Efica

GRUPI “A”

Kukësi e Laçi, më shumë se sfidantë seriozë

Me Kukësin mbajtës në fuqi të Kupës dhe Laçin, që i ka të “freskët” dy trofetë e fituara më 2013-shin e 2015-ën, Tiranën që është rekordmene (ka 15 trofe) dhe Skënderbeun 7 herë kampion i Shqipërisë (6 titujt e fundit radhazi), por ndërkohë dhe 4 herë humbës në finalet e Kupave, duket se ky grup ka momentalisht dy skuadra shumë në formë (Kukësin e Skënderbeun) dhe dy të tjera (Tirana e Laçi), që në Kupë ndoshta mund të bëjnë “çudira”, por në kampionat ende nuk bindin shumë. Të ky grup “flenë” 18 trofe të fituar ndër vite.


GRUPI “B”  

“E shkuara” ka pak rëndësi

Tri nga 4 skuadrat e këtij grupi janë fituese të 13 kupave. Spikat Vllaznia me 6 trofe, Flamurtari 4 e Teuta 3 kupa. Durrsakët madje në një cikël fiks 5-vjeçar nga njëra-tjetra. Besëlidhja nuk ka shkuar asnjëherë në finale, por ka tentuar gjithsesi të jetë në lartësinë e sfidantes serioze, duke u “hapur telashe” shpesh edhe skuadrave të mëdha. Fakti që në çerekfinale ka ardhur pasi ka eliminuar Partizanin, që ka fituar 15 herë Kupën e Shqipërisë, tregon se lezhjanët janë një skuadër që tanimë çdo nënvlerësim ndaj tyre mund të rezultojë me “kosto”.   

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here