Statistikat, Kololli lë pas Andre Silvën dhe serbin Mitroviç

Kosova mori një fitore të madhe ndaj Maltës mbrëmjen e djeshme, por protagonist absolut ishte Benjamin Kololli, i cli shënoi dy gola, ndonëse është një mesfushor. Paraqitja e mirë e 26-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga ata që merren me statistikat dhe vlerësimet pas ndeshjeve.

Pas takimeve djeshme në Ligën e Kombeve, “ËhoScored.com” ka nxjerrë lojtarin më të mirë të çdo ndeshje dhe përkrah tij ka vënë dhe vlerësimin. Bie në sy që Kololli jo vetëm që është pjesë e 7 më të mirëve të ndeshjeve të djeshme, por ka dhe vlerësimin më të lartë, duke lënë pas vetes dhe emra si Andre Silva apo dhe Mitroviç.

Një vlerësim jo i vogël ky për lojtarin e Kosovës, nga një pres faqeve më të mëdha të statistikave. Kosova do të ndeshet më datën 14 tetor në San Marino ku do të kërkojë një tjetër sukses, në mënyrë që të konsolidojë pozitat në kreun e grupit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *