Statistikat janë të qarta, Mesi i përket një tjetër planeti

Lionel Mesi po përjeton një ndër sezonet më të mira në karrierës së tij. Diferenca që “pleshti” ka me pjesën tjetër të lojtarëve të kampionatit spanjole.

Në 24 takime të luajtura deri më tani, Mesi kryeson renditjen e golashënuesve me 29 gola, 11 më shumë se Luis Suarez i vendit të dytë. Argjentinasi “sundon” edhe në tabelën e asisteve me 12 të tillë.

Në një grafik dysh ku tregohen golat dhe asistimet e lojtarëve të La Ligas dallohet që Mesi është në një tjetër planet nga të tjerët. Gjithsesi në këtë grafik mund të vërejmë dhe surpriza siç është mesfushori i Alavesh, Xhoni, i cili është lojtari i dytë përsa i përket asistimeve me 9 të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *