Statistikat e Superiores/ Bylisi godet më shumë se të gjithë, Tirana dominon me saktësi

0

FSHF ka publikuar sërish statistikat në lidhje me Superioren. Këtë herë në vëmendje janë sjellë goditjet në portë dhe golat e shënuar, krahasuar edhe me kampionatet e tjera në Europë. Shumë klube renditen mbi mesataren europiane, ndërsa ka të tjerë që renditen më poshtë saj. Sa i përket gjuajtjeve për një ndeshje ekipi që dominon në Superiore është Bylisi, me 13.38 të tilla i ndjekur më pas nga Laçi e Partizani, ndërsa mesatarja europiane është 11.25. Ndërkohë skuadra që godet më pak është Flamurtari.

Por gjërat ndryshojnë kur flitet për përqindjen e goditjeve që përfundojë në portë, atëherë është Tirana ajo që udhëheq me 39.7%, e ndjekur nga rivalët e Partizanit, Skënderbeut dhe Luftëtarit. Ndërsa më dobët paraqitet Vllaznia me 26.5%, teksa mesatarja europiane është 34.82%./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Analiza e plotë:

Ku shënohet më shumë? Dhe ku goditet më shumë në portë? Krahasimi ndërmjet kampionateve është gjithmonë diçka që i intereson botës së futbollit, për shembull kjo shërben për të kuptuar nëse një lojtar mund të përshtatet në një kampionat duke ardhur nga jashtë tij. Në shkrimet e mëparshme kemi marrë në konsideratë gjuajtjet në portë dhe golat në kampionatin shqiptar, ndërsa tani do të marrim në konsideratë kampionatin shqiptar dhe kampionate të tjerë për gjuajtjet në portë dhe golat e realizuar.

Si parametër kemi zgjedhur gjuajtjet në portë për ndeshje që çdo skuadër e kampionatit bën mesatarisht. Kjo sepse duhet të bëjmë llogaritë me pauzën e Covid-19, që jo vetëm ka ndërprerë kampionatet, por i ka ndërperë pa pasur të njëjtin numër ndeshjesh të gjithë skuadrat. Për më tepër, krahasimi i disa kampionateve të ndryshëm na bën të zgjedhin një mesatare, sepse shuma e gjuajtjeve në portë ose golave nuk është e krahasueshme ndërmjet Shqipërisë që ka një kampionat me 10 skuadra, Gjermanisë me 18 ose Anglisë me 20.

Si parametër të parë kemi marrë sasinë e gjuajtjeve të bëra nga skuadrat dhe përqindjet e gjuajtjeve në portë, për të kuptuar jo vetëm nëse skuadrat gjuajnë shumë në portë, por edhe nëse gjuajtjet e tyre janë efektivisht ndikuese në rastet e golave dhe golat direkt. Kjo mesatare sjell edhe një problem tjetër: diferenca ndërmjet gjuajtjeve të bëra nga e para në klasifikim dhe e fundit në klasifikim do të jetë gjithmonë shumë e madhe, por me një mesatare kjo diferencë pothuajse zerohet, duke gjetur një pikë të mesme. Pavarsisht kësaj, e dhëna na jep një imazh që përshkruan në mënyrë të besueshme karakteristikat e kampionateve.

Në grafik,kuadratat ndajnë kampionatet në të cilat gjuhet pak dhe me pak saktësi (poshtë në të majtë), ato që gjuajnë shumë dhe me shumë saktësi (lart në të djathtë), dhe ato “të ndërmjetme”, dhe lart në të majtë janë kampionatet në të cilët goditet pak me saktësi të mirë (lart në të majtë) dhe ato ku goditet shumë por me pak saktësi (poshtë në të djathtë). Sipas kampionateve të marra në konsideratë, mesatarja e gjuajtjeve të realizuara gjatë një ndeshje nga një skuadër është prej 11,25 gjuajtje, me një saktësi mesatare prej 34,82%.

Në këto dy grafikë shohim se si janë të dhënat e kampionatit shqiptar. Në krahasim me mesataren evropiane, ka skuadra që janë vendosur shumë mirë dhe të tjera shumë mbrapa. Kjo diferencë e madhe ndërmjet të dhënave të para dhe atyre të fundit bën që mesatarja e kampionatit shqiptar të jetë më “zhgënjyese” nga ajo që është realisht (me surprizën e madhe të saktësisë së gjuajtjeve të Luftëtarit, mbi nivelin europian). Në të ardhmen do të shikojmë në detaje të dhënat e skuadrave të para në klasifikim në kampionate të ndryshme, për të pasur edhe krahasime që përjashtojnë të dhënat më të rënda të statistikave.

Duke u kthyer ndërkohë te grafiku i parë, është kurioz fakti të dallohet sesi mesatarja e golave të shënuar për skuadër në kampionate të ndryshëm bën që të dhënat të jenë shumë të ngjashme me ato të grafikut të parë.

Ky krahasim ndërmjet grafikëve konfirmon atë që kishim vënë re edhe më parë në analizat e publikuara: cilësia e gjuajtjeve është më e rëndësishme, ose pothuajse po aq e rëndësishme sa sasia e gjuajtjeve dhe ndikon drejtëpërdrejtë te golat e shënuar. Ekzistojnë disa të dhëna që nuk janë “të matshme mirë”, siç është përshembull Kroacia ku shënohet më pak në krahasim me sesa goditet porta ose Norvegjia që tregon të kundërtën. Të godet në statistikë afrimiteti i të dhënave ndërmjet Skocisë, Turqisë, Belgjikës dhe Danimarkës, ku cilësia e gjuajtjeve në krahasim me golat është gjithmonë shumë e ngjashme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.