Statistikat e Skënderbeu-Kukësi

0

Kryendeshja e javës: ndeshen dy skuadrat, që vitet e fundit kanë bërë “ligjin” në Superiore. Kanë rivalizuar fort në 5 sezonet e fundit dhe vijojnë të mbajnë pozita “sunduese” në javët e deritanishme. “Sport Ekspres” sjell shifra, fakte dhe kuriozitete për këto dy skuadra:

– Ndeshja e parë mes Skënderbeut e Kukësit: 01.12.2012, në Korçë 2-0 (golat nga Orelesi e Dimo).

– Fitorja e parë e Kukësit: më 11.05.2013, në Kukës, 4-3.

– Fitorja e fundit e Skënderbeut: në Korçë, më 07.02.2016, 3-1.

– Fitorja e fundit e Kukësit: 2-0, më 18.12.2016, në Kukës.

– Fitore të Kukësit në Korçë: 1 ndeshje, më 18.09.2013, 1-3.

– Fitore të Skënderbeut në Kukës: 1 ndeshje, më 29.08.2015, 0-1.

– Barazimi i parë: më 07.12.2013, 1-1, në Kukës.

– Barazimi i fundit: më 22.10.2016, 0-0, në Korçë.

– Barazimi me më shumë gola: 3-3, më 30.04.2014, në Korçë.

– Barazime radhazi: 2, 1-1 dhe 3-3 në sezonin 2013-14.

– Fitorja më e thellë e Skënderbeut: 3-1, në Korçë, më 07.02.2016.

– Fitorja më e thellë e Kukësit: 1-3 në Korçë, më 18.09.2013.

– Ndeshja me më shumë gola: 4-3 për Kukësin, më 11.05.2013.

– Fitore radhazi të Skënderbeut: 2 ndeshje në Korçë, më 26.04.2015 dhe më 29.08.2015, të dyja 1-0.

– Fitore radhazi të Kukësit: 2 ndeshje. Në Kukës 11.05.2013, 4-3, dhe në Korçë, 1-3, më 18.09.2013.

– Ndeshje pa spektatorë: një rast, më 07.12.2016, në Korçë, 3-1.

– Dy ndeshjet e sezonit aktual: Barazim 0-0 në Korçë, java 8, fiton Kukësi në fushën e vet 2-0, dopietë e Pejiç.  

– Golashënuesi më i mirë i Skënderbeut ndaj Kukësit: 3 gola Pero Pejiç.

– Golashënuesi më i mirë i Kukësit ndaj Skënderbeut: 3 gola Lazar Popoviç.

– Gola si pjesëtar i të dy skuadrave: Pero Pejiç 3, kur luante te Skënderbeu dhe 2 tani me Kukësin. Gerhard Progni 1 gol, kur luante me Skënderbeun, 2 gola kur luante me Kukësin.

– Gola të shënuar nga futbollistët e huaj: 7 për Skënderbeun dhe 9 për Kukësin.

– 11-metërsha të dhënë e të realizuar: 3 raste për Kukësin. I pari më 11.05.2013, realizon I.Allmuca në fitoren 4-3. I dyti më 23.02.2015 në Korçë, realizon Zeqiri në barazimin 1-1. I treti në Kukës, më 18.12. 2016, realizon Pejiç në fitoren 2-0.

– 11-metërsha të humbur: 1 për Skënderbeun, më 22.10.2016, shpërdoruar nga Hamdi Salihi.

– 11 nga 15 ndeshjet e deritanishme janë gjykuar nga arbitra me stemën e FIFA-s. Enea Jorgji ka gjykuar 5 ndeshje, Lorenc Jemini  po 5, K.Meta 2 ndeshje dhe nga një ndeshje B.Pashaj, E.Sino dhe  L.Alla.

– Bilanci në 15 ndeshjet e derisotme në Superiore: 5 fitore Skënderbeu, 4 barazime, 6 fitore Kukësi. Golaverazhi 19-19. Duke shtuar edhe ndeshjet e kupës apo Superkupës, bilanci mbetet sërish pro Kukësit: 8 fitore, 5 barazime e 7 humbje.

Statistikat: FATMIR EFICA

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here