Statistikat, “dështaku” Ramos dhe rekordmeni Saurez

Pas “El Clasico”-s është koha për të parë bilancet. Normalisht që fjalët më të mira do të thuhen për Barcelonë, që e shpartalloi Realin, në një ndeshje që gjithnjë ka vëmendjen e gjithë botës. Pa Mesin dhe Ronaldon në fushë shumëkush kishte pikëpyetje nëse kjo sfidë do të kishte të njëjtën magji.

Sa i përket statistikave, në piedestal është ngjitur Luis Suarez, që ka një mesatare fantastike. Ndonëse uruguaiani ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje kundër Realit me fanellën e Barcelonës, ai ka shënuar po kaq gola. Me një mesatare një gol për “El Clasico”, sulmuesi ka mesataren më të lartë se të gjithë lojtarët e tjerë në histori. Suarez barazon Ronaldon në këtë klasifikim të veçantë.

Sa i përket anës negative është Serxho Ramos që është bërë lojtari i cili ka regjistruar më shumë humbje se asnjë lojtar tjetër në historinë e një “El Clasico”. Kapiteni i kampionëve të Europës ka përjetuar plot 18 humbje ndaj Barcelonës, një statistikë që nuk e ka përjetuar askush para tij dhe nuk është aspak për t’u krenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *