Statistikat / Besa, në 30 vite 22 miqësore me ekipet kosovare

Miqësorja e sotme e Besës në Kavajë përballë mysafirëve të KEK-ut nga Kosova, që me Besën luajnë për herë të parë, është jubilare. Plot 30 vite me parë kavajasit kanë pritur në një ndeshje shumë festive Vëllaznimin e Gjakovës, duke fituar 3-0. Ndërsa takimin e fundit e kanë pak ditë para se të niste ky sezon, kur pas barazimit 0-0 në Durrës në Kupën “Pascuçi”, Besa eliminoi me 11-metërsha kampionen aktuale të Kosovës, Trepça ‘89.  

MOMENTI – Pak ditë para sfidës vendimtare ndaj Kastriotit, testi ndaj KEK-ut i shërben Besës për të mbajtur të ingranuar më së miri formën e futbollistëve. Në të gjitha miqësoret e tjera të mëparshme, para se të niste kampionati, janë bërë eksperimente për vetë kushtet e largim–afrimeve, ndërsa sot do të ndodhë e kundërta: pritet të zbresë në fushë formacioni kryesor i piketuar për javën e ardhshme.

FITORJA – Pavarësisht se miqësorja e sotme ka “efekte” të tjera, Besa edhe nga ky takim kërkon fitoren për të plotësuar pas dy humbjeve të fundit në kampionat, atë reagim pozitiv mbi “autokritikën e reflektimin” e saj, që nuk ka se si të zgjatet. Përderisa plot gjysmën e miqësoreve të deritanishme Besa ndaj ekipeve kosovare i ka fituar, atëherë natyrshëm që edhe sot kjo kërkesë në fushën e lojës, duket sikur merr një trajtim “parësor”. Edhe moralisht fitorja ka vlerat e saj për Besën në këtë miqësore.

GOLAT: Nisur nga fakti që Besa në këto 7 javë ka një koeficient shënimi golash të mirë, si dhe duke parë golaverazhin pozitiv prej 58 golash realizuar në takimet me ekipet kosovare, ka një ndarje interesante mes realizuesve të tyre. Dy lojtarë kanë nga shënuar nga 3 gol, ish-ët Fatjon Ymeri dhe Parid Xhihani, tre nga dy gola (Bekim Kuli, Meglid Mihani e Darlien Bajaziti) dhe 19 të tjerë kanë shënuar të gjithë nga një gol secili. Fatmir Efica

Miqësoret e Besës me ekipet nga Kosova

28.08.1977 Kavajë Besa – Vllaznimi 3-0
08.08.2001 Kavajë Besa – Shqiponja   1-2
20.02.2002 Kavajë Besa – Drenica 4-2
25.07.2002 Istok Glina Kosovë – Besa 1-1
28.07.2002 Pejë Besa Pejë – Besa 1-0
31.07.2002 Gjilan Drita Gjilan – Besa 1-1
01.08.2002 Istok Istok Pejë – Besa 5-5
02.08.2002 Pejë Besa Pejë – Besa 0-1
14.02.2004 Kavajë Besa – Vllaznimi 2-0
11.02.2006 Kavajë Besa – Trepça 2-0
06.02.2012 Kavajë Besa – Trepça ’89 3-0
13.02.2012 Kavajë Besa – Trepça ’89 0-0
18.02.2012 Kavajë Besa – Drita 0-0
14.08.2012 Mitrovicë Trepça ’89 – Besa 1-3
07.08.2014 Kavajë Besa – Kosova 1-0
27.01.2015 Kavajë Besa – Hajvalia 2-1
24.08.2015 Kavajë Besa – Suhareka 2-2
17.02.2016 Kavajë Besa – Besa Pejë 1-0
27.12.2016 Kavajë Besa – KF Bashkimi 4-2
21.01.2017 Kavajë Besa – Drita Gjilan 1-1
Shënim: Në 79’ Armand Kastrati (Drita), humb 11-m (jashtë)
28.01.2017 Kavajë Besa – Ferizaj 1-1
03.09.2017 Durrës   Besa – Trepça ’89 0-0 (me pen. 3-2)
BILANCI: 22 ndeshje, 11 fitore, 9 barazime, 2 humbje, gol. 58:21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *