Statistika/ Tirana i harron shijen fitores në “Selman Stërmasi”, verilindorët mbeten të frikshëm

Ajo fitore ndaj Luftëtarit nuk tregoi asgjë të re për Tiranën që do të drejtohej nga Ahmataj. Dy barazime pasuan në javët e tjera teksa humbja ndaj Skëndërbeut shkaktoi atë shpërtim të trajnerit bardheblu ndaj drejtuesve. Megjithatë nuk ka shumë kohë për t’u humbur pasi Kukësi është nisur për në kryeqytet. Në javën e 14-të dy skuadrat luftojnë për qëllimet e tyre. Tirana pritëse kërkon t’i afrohet kreut kurse Kukësi nuk do që të lejojë shkëputjen e Partizani.

Në “Selman Stërmasi” rezultatet flasin në favor të Kukësit. Nënkampionët në pesë ndeshjet e fundit në kryeqytet kanë dal me 9 pikë, dy fitore dhe tre barazime. Më keq paraqitet Tirana që duket se e ka humbur shijen e fitores në tempullin e tyre. Plot katër vite kanë pa fituar në shtëpi ndaj Kukësit, që prej 1 nëntorit të vitit 2015.

Por a është gati Tirana të bëjë kthesën në këtë javë? Përgjigjia mbetet enigmatike për sa kohë trajneri Ahmataj shprehet se lojtarët nuk kanë saktësinë e duhur para portës. Vetëm një dozë e fuqishme lumturie mund të kthente optimizmin tek Tirana në mënyrë që Kukësi i Duros të mos thellonte edhe më tepër fitoret në “Selman Stërmasi”./Sport Ekspres/