Statistika e zezë, Torpedo si askush për më shumë se 10 vite

Kukësi u mund thellë 5-2 në Tbilisi të Gjeorgjisë, me skuadrën e Torpedos që mori një sukses shumë të vlefshme në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League-s. Edhe pse kualifikimi do të vendoset të enjten në “Elbasan Arena”, Kukësi duhet të zhvillojë ndeshjen e jetës dhe të marrë një fitore 3-0, për të kaluar në “play-off”.

Ndeshja e djeshme nisi në mënyrë skandaloze, pasi verilindorët kishin pësuar 3 gola në 15 minuta, çka nuk ishte aspak diçka normale, për një skuadër që gjithnjë ka pasur mbrojtjen si pikën më të fortë. Ishte me fat Kukësi, pasi mund të kishin pësuar më shumë gola, pasi duhet kujtuar që Tporpedo goditi dhe traversën në një rast.

Normalisht, që në një pikë të tillë nuk vlejnë shumë statistikat, por Kukësi ka shënuar një statistikë të errët. Asnjë skuadër, në të paktën 10 vitet e fundit nuk i kishte shënuar kuksianëve 5 gola në një ndeshje zyrtare, në Kupë, Kampionat dhe arenën ndërkombëtare. Një statistikë shumë negative, por dy golat e shënuar në fund e lënë një mundësi shprese për Kukësin që ta shumojë këtë statistikë të zezë, nëse merr atë fitoren 3-0, që kuksianët e duan aq shumë.

Është shumë e vështirë për të gjetur ndeshjen e fundit zyrtare të Kukësit që ka pësuar 5 gola në një ndeshje, por e sigurt që nga viti 2008 askush nuk ka mundur që të festojë aq shumë në portën e verilindorëve në një ndeshje të vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *