Statistika e veçantë e Strakoshës, vetëm dëmtimi ndal gardianin kuqezi

0

Thomas Strakosha ka qenë një nga pikat më të forta të Lacios në sezonet e fundit dhe gardiani kuqezi konsiderohet si një nga portierët më të mirë në Serie A. 23-vjeçari, përveç paraqitjeve shumë të mira, ka dhe disa statistika shumë të kënaqshme.

Sezonin e shkuar, Strakosha nuk mungoi asnjë minutë në Serie A, duke luajtur titullar në të gjitha ndeshjet (38 ndeshje, 3420 minuta). Përveç se shihet si portieri titullar në kampionat, Strakoshës i janë besuar dhe ndeshjet e rëndësishme të Kupës së Italisë dhe “Europa League”.

Inzagi e konsideron të paprekshëm portierin shqiptar, por dëmtimi i tij e ka bërë me dhimbje koke. Tashmë, trajneri italian do t’i duhet t’i besojë veterenati Proto. 35-vjeçari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në plot 7 muaj, dhe ato kundër rivalëve shumë më të lehtë në letër. Ndeshja kundër Fiorentinës është shumë e rëndësishme për sezonin e Lacios dhe pa Strakoshën në fushë, Inzagi ka filluar të shqetësohet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.