Statistika e frikshme, kjo kurrë nuk i kish ndodhur Gjermanisë!

Gjermania po kalon një krizë dhe me siguri do tentohet të reflektohet sa më shpejt. Rezultatet e marra këtë vit nuk kanë qenë të mira. Janë disa rekorde negative të regjistruara. Eliminimi nga kupa e Botës në fazën e grupeve ishte goditja më e rëndë.

Tanimë gjermanët për herë të parë në histori pësojnë gjashtë humbje radhazi brenda një viti kalendarik. Dy prej tyre në ndeshje zyrtare i kanë marrë brenda pak ditësh dhe diçka e tillë nuk ndodhte prej vitit 2000.

Gjermania u mund edhe në “Rusi 2018” nga Meksika në ndeshjen e parë në grup, ndërkohë që më pas ishte Koreja e Jugut që e bëri skuadrën e Joakim Lëv të dilte kokulur nga fusha dhe Botërori. Nga kampionë bote, në të eliminuar që në grupe.

Por edhe para “Rusi 2018” Gjermania kishte pësuar dy humbje të tjera. Brazili dhe Austria ishin skuadrat që patën mposhtur “panzerat”, që zyrtarisht janë në një moment kritik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *