Statistika e çuditshme, Gjermania si San Marino

Liga e Kombeve është kompeticionin më i ri në Europë dhe deri më tani ka rezultuar mjaft pozitiv, pasi kemi parë ndeshje të ekuilibruara që kanë dhuruar rezultate surprizë. Normalisht vëmendja më e madhe është tek Liga A, ku janë përfaqësueset më elitare, por edhe në Ligat e mëposhtme nuk ka munguar spektakli.

Skuadra që ka befasuar më shumë është gjermania, që deri më tani ende nuk ka fituar ndeshjen e parë. Jo vetëm kaq, por “pancerat” akoma nuk kanë mundur që ta gjejnë rrugën e rrjetës si ndaj Holandës ashtu dhe ndaj Francës.

Befasuese, por e vërtetë që Gjermani ndodhet përkrah San Marinos, Estonisë, Islandës, por dhe Kroacisë, që po ashtu ka befasuar. Kroatët janë me statusin e nënkampionëve të botës, por deri më tani kanë dështuar që të shënojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *