Starton Premier, Mançesteri debuton me kapitenin Pogba!

Ka ardhur momenti i së vërtetës. Merkato është mbyllur dhe tani fjala është e fushës. Anglia do të ngrejë siparin për sezonin 2018-2019 dhe në fushë do të zbresin në “Old Trafford” Mançester Junajitidi dhe Leister Siti, në një përballje që pritet të jetë emocionuese.  Por, risia qëndron te një futbollist, mbi të gjithë, kampion bote! Pol Pogba, për t’u bindur plotësisht që të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”, është graduar kapiten nga Zhoze Murinjo dhe, madje, pritet që t’I rritet edhe rroga, edhe pse kërkesa prej 26 mln eurosh në sezon e bërë nga Raiola nuk është pranuar. Aktualisht, ai fiton 12 mln euro në sezon.

Francezi do të jetë lideri i skuadrës, teksa edhe pse kishte thënë se kam mungesa, Murinjo ka hedhur në fushë më të mirët…

Ja formacionet zyrtare

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *