Start i hidhur, Mavraj del menjëherë nga kupa

I sëmurë pa shërim, kështu duket Hamburgu, klub legjendar, që nuk ka zbritur kurrë nga Bundesliga, por prej vitesh pp i shkon pranë, duke flirtuar me katastrofën. Pasi mbijetoi në javën e fundit të sezonit të shkuar, sot Hamburgu nisi sezonin e ri dhe makthet janë kthyer.

Debutim sezonal në Osnabruk, rival i divizionit të tretë, ende pa fitore pas 4 ndeshje të para të sezonit të ri.

Kthesa e pabesueshme erdhi sot, triumf 3-1 ndaj Hamburgut, që bëri të pamundurën për të mos fituar.

Osnabryku mbeti me 10 lojtarë që në fillim të ndeshjes, por nuk ndryshoi asgje. Sulmi i Hamburgut inekzistent, fantazia dhe shpejtësia zero, rivali u mbrojt shkëlqyeshëm dhe shfrytëzoi mjaft mirë rastet e pakta, në një ndeshje ku Hamburgu pati thuajse 80% zotërim topi.

Mërgim Mavraj ishte titullar, së bashku me Papadhopulos në qendër, por të dy dolën blof në fund të pjesës së parë, kur Sangare i shmangu dhe i dhuroi topin e golit sulmuesit Savran. Në minutat 61 e 71 erdhën edhe dy gola të tjerë vendas, ndërsa amerikani Ud shënoi nga pika e bardhë një gol pa vlerë për Hamburgun në minutën e 73-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *