Starova vendos objektivin: Duam kupën

Sulejman Starova është rikthyer, si zakonisht në kohë krize. Partizani ka rigjetur trajnerin e emergjencës, i cili tashmë duhet të bëjë një mrekulli, sepse kreu duket i paarritshëm. Edhe vetë Starova e di mirë këtë gjë, ndaj në konferencën e parë për shtyp si trajner i të kuqve shprehet: “Kupa është prioritet, ndërsa për të tjerat nuk nxitohem, por duhet të fitojmë më shumë se kundërshtari këto tre faza. Nuk mund ta përcaktoj deri ku mund të shkojmë, shpresojmë sa më lart në kampionat.”

Në lidhje me kritikat e ashpra që ka pasur për Julianon e Moxhin, Starova shmanget me elegancë: “Juliano është trajner i mirë, jam i bindur. Ka pasur eksperiencë fantastike si lojtar, por të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri nuk kanë kohën e duhur për të njohur futbollin shqiptar. Kjo është arsyeja që ai nuk pati rezultatet e duhura. Skuadra është stërvitur mirë, me disiplinë, ndryshe nga zërat që thonë të kundërtën. Unë nuk vij nga jashtë, jam i klubit, dhe nuk ka ndarje në grupe në skuadër. Mungesa e rezultateve amplifikon shumë gjëra që nuk ekzistojnë. Kam fjalët më të mira për Iulianon, por edhe për Moxhin që ishte kryesori që më kishte mua kandidaturë të vetme. Kritikat e mia të mëparshme e kanë bërë ikonën e futbollit botëror që të punojë në këtë mënyrë kur gabon, se nuk ka gabuar vetëm ai, është bërë sistem zinxhir. Nuk jemi të kënaqur nga afrimet që janë bërë sepse vjet ishim realisht skuadra kampione, de jure jo, për arsye që i kam thënë 100 herë dhe treçereku i ekipit këtu ishin më të mirët vjet. Nuk i zëvendësuam në nivelin e duhur të larguarit. Tani të bëjmë më të mirën.”

One thought on “Starova vendos objektivin: Duam kupën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *