Starova rezervon surpriza

0

Trajneri nuk ka dhënë indikacione për formacionin, por duket se në fushë ndaj Skënderbeut do të ketë të papritura

 

Ekipi ka vazhduar përgatitjet edhe ditën e djeshme. Në stërvitjen e mbasdites të zhvilluar në Pezë, tekniku nuk ka dhënë indikacione për formacionin duke provuar shumë skema. Ai ka ndarë ekipin në dy pjesë, ku titullarët janë stërvitur sëbashku ndërsa pjesa tjetër e ekipit është përgatitur në mënyrë të veçuar.

Skemat – Lojtarët kryesorë që priten ta nisin ndeshjen nga minuta e parë janë udhëhequr nga Starova. Ata kanë zhvilluar shumë skema dhe janë stërvitur për pozicione që mund të kenë gjatë lojës. Mbrojtësit në fillim janë vënë kundër sulmuesve, dhe më pas ekipi është vendosur i gjithi bashkë. Starova ka ndryshuar shumë herë vendosjen e futbollistëve dhe këta të fundit me njëri-tjetrin.  Dilemat mbeten tek caktimi i skemës së lojës ku trajneri ka provuar me 4-3-3, 4-4-2, 4-1-4-1, por edhe me 4-2-3-1 në varësi të situatave të lojës.

Lojtarët – Rikthimi i Plakut dhe Tafili ka vënë në mëdyshje trajnerin Starova për aktivizimin e tyre. Megjithatë, duket se asnjëri nga lojtarët nuk do të jetë titullar, pasi Sukaj po kalon një moment shumë të mirë dhe Tafili nuk është akoma në 100 për qind, pjesa tjetër është e stabilizuar me të njëjtit lojtarë që kanë përballuar të gjitha ndeshjet. Ndryshimi i bvetëm do të jetë Morini i cili nuk do të luaj me rikthimin e Ibrahimit.

 

Tafili dhe Vidoviç rikthehen me grupin

 

Tafili dhe Vidoviç kanë bërë stërvitje të plotë ditën e sotme. Ata i janë bashkuar grupit dhe duket se i kanë lënë pas dëmtimet e tyre. Shkodrani mund të jetë një alternativë shumë e mirë në fundjavë për trajnerin Starova dhe cilësitë e tij mund të jenë një armë plus për ekipin. Malazezi nuk ka qenë në nivelin e duhur këtë fillim sezoni dhe në kampin e kuq kanë shpresë së forma e tij sportive mund të pësojë ngritje. E rëndësishme është që grupi është i plotë dhe nuk ka dëmtime.

 

Sot dita e fundit e përgatitjeve

 

Partizani do t’i jap fund përgatitjeve para ndeshjes me Skënderbeun. Sot do të zhvillohet seanca e fundit dhe do të merren udhëzimet përfundimtarë në fushën e blertë. Ekipi do të përgatitet në kompleksin sportiv “Internacional” të Pezës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.