Starova: Nuk ishte Laçi i zakonshëm, kishim raste

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Flamurtarin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “ Morëm një gol që mund të evitohej. Kishim mundësitë tona. Një pjesë e lojtarëve nuk dhanë maksimumin në aspektin e kualitetit, jo nga shpirti i garës. Kundërshtari ishte i mobilizuar. Nuk dhamë maksimumin e mundësive që kemi ne”.

“Kur flas për kualitete, rastet i kishim. Berisha nuk gjuajti, preferoi driblimin. Kishim raste edhe në pjesë të parë. Flamurtari u mbrojt më shumë. Në përgjithësi nuk ishim siç kemi qenë në transfertat që kemi bërë më parë. Na vjen keq, por janë edhe dy ndeshje. Të marrim pikët tona”.

“Pa llogaritur problemet e të tjerave, ne e kishim mundësinë me Partizanin. Skuadra ka luajtur mirë me mundësitë që ka pasur. Më pas humbën në drejtim të pikëve. Pika me Kukësin dhe fitorja me Partizanin do na vinin në pozita të tjera. Kemi qenë aty-aty me ekipet e tjera, pa llogaritur anën financiare. Kemi qenë edhe pak të pafat”.

“Nuk e kishim marrë lehtë. Flamurtari nuk ka presion si ne. Ata nuk kishin çfarë humbnim. E dinim që ishte finale. Nuk ka sens të kishte neglizhim, kur tre pikët për ne ishin flori. Kishin motivimin për ta na u kundërvënë, thjesht edhe për ndonjë ambicie vendi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *