“Starova na njeh, por e mundim”, trajneri i Laçit ia kthen Trashit

“Starova na njeh mirë, por do ta mundim”. Sfidë e lëshuar nga Lorenc Trashi, anësori i majtë i Partizanit, i cili nuk mendon gjë tjetër veçse fitores me Laçin. Nga ana tjetër, Sulejman Starova ka një mesazh për ish-lojtarin e tij.  

“Trashit i kam thënë, por lojtarët nuk dëgjojnë asnjëherë, duhet me qenë modest”, janë fjalët e trajnerit aktual të Laçit për RTSh Sport. Më tej ai përsërit se për të dhe skuadrën e tij është kënaqësi të ndeshen nesër ndaj një ekipi që po shkon drejt titullit kampion.

“Është kënaqësi që luajmë kundër një skuadre që po shpallet kampion”, shton Starova, i cili gjatë këtyre ditëve ka punuar me skuadrën e tij dhe synon që të mos dalë pa pikë në ndeshjen me Partizanin. Duke parë që ndeshja e radhës në program është ajo me Kastriotin dhe më pas merren tre pikët ndaj Kamzës, në kampin kurbinas e shohin me rëndësi që të vijojnë me rezultatet pozitive dhe të ngjiten në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *