Starova merr fitoren e parë në Superiore, Laçi ka mposhtur Partizanin

Përmbledhja e ndeshjes Laçi-Partizani 1-0

90’+5′ Mbyllet takimi, Laçi-Partizani 1-0

90’+1′ Stazhilla bën heroin duke hequr një gol të sigurtë nga porta e tij.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.

81′ Tjetër shkëndijë në zonën e Partizanit për golin e dytë. Gjuajtja e Xhixhës është ndalur nga ana e Hoxhës.

76′ Kundërsulm i rrezikshëm i kurbinasve, por krosimi i Xhixhës për të nxjerrë me portën e boshatisur Nuabuezen devijohet nga Boldor.

73′ Një goditje me të majtën nga Trashi, por portieri Stazhilla reagon në mënyrën e duhur duke grushtuar topin.

65′ Lerda shton forcat në sulm. Brown futet në fushë, pas largimit nga loja të Bitrit.

60′ Lushkja shënon me një gjuajtje nga jashtë zone. Ka forcën e duhur dhe Hoxha nuk mund të bëjë asgjë. Laçi-Partizani 1-0

57′ Zëvendësim te të kuqtë. Asani lë fushën e lojës dhe vendin e tij e merr Ekuban.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon e para Laçi-Partizani 0-0

45′ Mbyllen 45 minutat e para. Ka 2 minuta shtesë.

40′ Lojë e qetë dhe pa shumë raste të krijuara, për të rrezikuar portat kundërshtare.

34′ Xhixha nuk arrin dot të gjuajë para zonës së Partizanit duke dalë huq, ndërsa në tentativën e dytë bllokohet nga mbrojtësit kundërshtar. Më pas vjen edhe gjuajtja e Nabuezes për t’u harruar.

27′ Një krosim i bukur nga krahu i djathtë, por gjuajtja e Trashit me kokë kontrollohet lehtë nga Stazhilla.

22′ Pak minuta pushim që lojtarët të freskohen nga temperaturat e larta.

17′ Rreziku i parë i Partizanit. E majta e Kristi Kotes është e frikshme, por nuk shënjestron saktë portën kundërshtare.

5′ Tjetër goditje nga ana e Xhixhës, këtë herë nga distanca dhe nuk sjell shumë rrezikshmëri për Hoxhën.

1′ Pak sekonda lojë dhe vendasit tregojnë forcën. Lushkja pason bukur për Xhixhën në krahë, por gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe ndalet nga Hoxha.

1′ Nis takimi.

Përpara ndeshjes

Laçi dhe Partizani do të kenë një përballje shumë delikate në javën e katërt të Superiores, me takimin që pritet të fillojë në orën 16:00. Ekipet kanë publikuar edhe formacionin zyrtar të tyre, atje ku vihet re edhe një ndryshim te kurbinasit, pasi është aktivizuar Teko. Në qendër të sulmit do të luajë Naubueze, që është shpresa e madhe për të shënuar.

Nga ana tjetër, te Partizani mund të theksohet lënia jashtë e Brown, ndërsa nga minuta e parë do të luhet me Çinarin, Bardhin dhe Asanin. /Sport Ekspres/

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Injatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Kote, Mala, Telushi, Çinari, Bardhi, Asani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *