Starova: Meritonim më shumë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët!

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, tha pas ndeshjes se skuadra e tij meritonte me shumë kundër Kukësit, si dhe duhet të shtrëngojnë dhëmbët që të arrijnë te objektivat deri në fund të sezonit. Për “Supersport”, Starova tha:

NDESHJA – Siç e thatë dhe ju, futbolli ndonjëherë është shumë i hidhur, kjo gjë na ndodhi neve sot. Më vjen keq për lojtarët, sepse bënë një ndeshje shumë të mirë, edhe pse kanë pasur shumë ngarkesë. Më vjen keq për lojtarët, pasi meritonim më shumë. I kishim mundësitë të kalonim ne në avantazh, por u ndëshkuam nga një supergol. E meritonim të mos dilnim pa pikë. Ka shumë gjëra që më pëlqyen te skuadra, shpirti i garës ishte prezent. Terreni ishte i rënduar, kalendari i ngjeshur. Ishin disa arsye që ndikuan në rezultat”.

OBJEKTIVAT – “Kampionati është i fortë, ka ndeshje të forta. Do të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur te objektivat deri në fund të kampionatit”.

KALENDARI – “Nuk besoj se ekipi im po vuan nga kalendari i ngjeshur, pasi lojtarët e kanë përballuar. Por nëse do të kishim pak frymëmarrje, do të ishte më ndryshe. Unë besoj se nuk është problem vetëm për ne, por dhe për skuadrat e tjera” përfundoi Starova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *