Starova konfirmon fillimin e merkatos pas datës 5 qershor

0

Trajneri i Partizanit ka bërë me dije

 

se të gjitha afrimet do të studiohen

 

Në një kohë që merkato është në pikën e saj më të nxehtë, sidomos për skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Europës, ndërsa nuk mungojnë zërat për transferime të mundshme. Partizani është një nga ekipet, që do të bëjë disa përforcime brenda vendit dhe gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta alternativat që janë përfolur si përforcime. Megjithatë trajneri Sulejman Starova, që ka marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të ish-trajnerit Duro, në një prononcim për “Sport Ekspres”, është shprehur se nuk ka asnjë zhvillim sa i takon blerjeve të mundshme. “Aktualisht skuadra është me pushime dhe nuk kemi lëvizur në merkato. Fillimisht do të nisim nga puna në datën 5 qershor siç e kemi bërë me dije edhe më parë dhe gjatë rrugës do të shohim në lidhje me afrime të mundshme që mund të bëjmë”, ka deklaruar Starova. Ky i fundit gjithashtu është shprehur se Partizani është gati për të luajtur edhe ndeshjet e Ligës së Europës me kontingjentin që ka. Deri në këto momente nga të kuqtë është larguar zyrtarisht Cuculi, ndërsa Rrahmani ende nuk e ka sqaruar pozicionin e tij dhe ka gjasa që të jetë pjesë e të kuqve edhe në ndeshjet e Ligës së Europës. Ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe të gjithë futbollistët janë nën kontratë me të kuqtë. Ndërkohë që një nga afrimet e sigurta që mund të ndodhë në kampin e kuq është ai mesfushorit të Apolonisë, Adekunle, i cili ka qenë edhe më parë alternativë për Partizanin.

1

Largim i sigurtë ka ndodhur deri më tani nga Partizani. Cuculi ka zgjidhur kontratën me mirëkuptim, ndërkohë që Rrahmani mund të luajë edhe në Europë me të kuqtë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image