Starova këmbëngul: Të hetohet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu!

0

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja në Laç, por në intervistën e tij pas ndeshjes ka prekur edhe një temë të nxehtë, atë të akuzave direkte e indirekte, që po njollosin kampionatin javët e fundit. Nga Korça erdhi një aludim se Laçi e kërkoi qëllimisht të luante pa tifozë, për të favorizuar Partizanin, diçka që ka zemëruar pa masë Partizanin dhe Starovën, i cili kundërsulmon dhe përsërit idenë se Vllaznia-Skënderbeu nuk ishte një ndeshje normale.

“Ne nuk jemi marrë ndonjëherë me kundërshtarët. Unë thashë se duhet një hetim për ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, pasi po fliste një person i familjes që akuzon familjen e vet. Kam të drejtë të them se duhet të hetohet. Më pas dëgjova akuzat nga ekipi kundërshtar se Partizani do të fitonte në Laç, pasi këta të fundit donin të luanin pa tifozë.  Këto janë zëra për të harruar atë që është thënë më parë dhe larguar vëmendjen nga  zërat e parë. Ku e patë tolerimin këtu? Laçi ka hallet e veta i ka pikët me pikatore, si mund të tolerojë kështu?”.

Trajneri i të kuqve ka folur edhe për dënimin e Partizanit për të luajtur pa tifozë: “Dua të flas edhe për punën e dënimeve. Kemi ngelur të gjithë të habitur me dënimin tonë. FSHF vazhdon të këmbëngulë te spastrimi i tifozëve nga stadiumet, në Itali në tribunat e ultrasve kur ndodh diçka, boshatiset dhe ultrasit veshin kostum e kollare dhe e shohin me të tjerët. Gjatë ndeshjes nëse hidhet shishe, boshatis kuadratin. Por pse të futet policia në fushë, pse shkojnë te tifozët tanë? Nuk zunë mend në Elbasan? Çfarë do të thotë kjo që futen policët?”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.