Starova gjëmon: Na hoqën titullin, jemi skuadra më e mirë

0

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, tashmë nuk duron më dhe shpërthen ndaj arbitrave e sidomos Federatës Shqiptare të Futbollit, duke akuzuar se është bërë gjithçka për t’i ndalur të kuqtë në garën për titull. Në mikrofonin e Supersportit Starova është shfaqur shumë polemik…

“Titulli? Së pari u bëj komplimente lojtarëve të mi, që dominuan ndaj një Flamurtari shumë cilësor, bëmë atë që nuk është parë këtë sezon nga ndonjë specialist dhe treguam se jemi skuadra më e mirë e kampionatit. Së dyti, e kemi pësuar nga arbitrat, që kanë punuar nën rrogoz, si dhe nga federata, që ka dalë hapur kundër nesh. Jemi skuadra më e mirë, e përsërit, por faktorët e jashtëm nuk na lejuan t dalim kampion. Falënderoj djemtë për superndeshjen që luajtën.

“Falënderim me shije lamtumire? Unë falënderoj skuadrën, nuk ka rëndësi çfarë do të bëj në të ardhmen, trajner apo në funksion tjetër te Partizani. Unë jam gjithnjë në dispozicion të Partizanit, kam duruar lloj-lloj presionesh, edhe aludime sikur gjoja do të kandidoj për president federate, një shashkë pa kuptim. Ndihemi të vjedhur, kaq di të them.

“Barazimi me Laçin? Kemi bërë një kampionat fantastik, pas ndeshjes fantastike me kukasin normale që gjendja psikologjike e skuadrës nuk ishte perfekte. Barazimi me Laçin mund të ndodhë në një kampionat me 36 javë. Skuadra e nisi në mënyrë të shkëlqyer sezonin, duke nisur nga kupat e Europës, ndërsa më pas pati rritje konstante, kemi fituar ndaj çdo rivali dhe jemi kryesues në listën e padrejtësive që na janë bërë. Nuk kemi fituar me Kukësin? Kemi fituar në Elbasan, aty filloi sulmi ndaj nesh, lojrat në rrogoz.

“Sa besonim sot te titulli? Ne besonim shumë, por në drekë pashë një shfaqje tjetër të arbitrit. Vetëm6 pikët e falura me Tiranën dhe 3 pikët në Shkodër na bëjnë krenarë, trofetë do të vijnë.

“Gabimi me Kukësin? Nuk dua të përsërit ato që thashë deri tani, nuk u heq asnjë presje. Kampionatin na e hoqën që në Shkodër, duke mos na dhënë penallti të qartë e duke na ndalur, ndërsa një javë më pas u shpërblye. Ndërkaq, arbitri Jemini u zhduk nga faqja e dheut për një apo dy gabime, sidomos pas penalltisë që na dha ndaj Luftëtarit. Presidenti Duka na ka sulmuar që pas letrës së famshme kundër tij, për të cilën fajësoi ne, ndërkohë që Erjon Braçe e ka mohuar, ka thënë që nuk ka gisht”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here