Starova: Edhe një gol për ndeshje më mjafton

0

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja kundër Korabit, edhe për faktin se u arrit pa shumë sforcim dhe luajtën disa lojtarë që kanë pasur më pak hapësirë deri tani.

“E kishim menduar të tillë ndeshjen, prisnim përballë një skuadër jashtë objektivave, por të lirshme në lojën e vet. Është një fitore me vlera, për mënyrën si u arrit dhe për faktin se ngjitemi në renditje. Sigurisht, po të kisha më shumë pikë do isha më i kënaqur, sepse me Kukësin dhe Skënderbeun do të jetë një betejë deri në fund. Nuk veçoj ndonjërin prej tyre, të dy janë rivalë shumë cilësorë.

Jam i kënaqur nga lojtarët që kanë luajtur më pak deri tani, sepse na duhen për t’u dhënë frymëmarrje lojtarëve që kanë luajtur shumë ndeshje. Sigurisht, disa lojtarë mund dhe duhet të bëjnë më shumë, për të merituar të luajnë në formacion. Kush është më në formë do luajë. Kjo ndërprerja do na prishe punë ndoshta për ritmin, por do na rikthehen lojtarë të rëndësishëm si Batha, Torasa e Mazrekaj”.

“Ankesat e mia se Partizani i luante ndeshjet me Korabin në fusha asnjanëse? Ankohesha më shumë për faktin se Korabi nuk po merrej vesh a do luante në shtëpi, apo jo. Nuk kishte një afat, një datë finale.

“Partizani shënon pak? Unë mendoj se po të shënojmë vetëm një gol ndeshje për ndeshje, unë jam kampion me shumë pikë para”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image